“URA E PESHKATARIT”; TIRANË | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK ME PASOJË VDEKJEN E ZAIM ISMAILIT; U ARRESTUA DREJTUESI I AUTOBUSIT NDRIÇIM HIDRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 days ago
- 1 min read
“Ura e Peshkatarit”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ndriçim Hidri, me moshë 56 vjeç, drejtues autobusi, gjatë drejtimit të të cilit, shkaktoi aksident automobilistik me pasojë vdekjen e:
a- Z. Zaim Ismaili, me moshë 46 vjeç.
Njoftim | U arrestua shtetasi N. H., 56 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit” autobusi që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Z. I., 46 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments