UNRWA: 800 MIJË PALESTINEZË TË DETYRUAR TË LARGOHEN NGA RAFAHU.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 18, 2024
- 1 min read
Jorku i Ri, Amerikë | Tetëqind mijë palestinezë janë të detyruar të ikin nga Rafahu që nga fillimi i operacionit ushtarak të Izraelit.
Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët, Philippe Lazzarini, e raportoi këtë në X.
“Pothuajse gjysma e popullsisë së Rafahut, ose 800000 njerëz, janë në rrugë, të detyruar të ikin që kur forcat izraelite filluan operacionin e tyre ushtarak në zonë më 6 maj 2024. Në përgjigje të urdhrave të evakuimit që bëjnë thirrje që njerëzit të largohen në të ashtuquajturat zona të sigurta, njerëzit kryesisht shkuan në zonat qendrore dhe Kan Junis (Khan Younis), madje edhe në ndërtesat e shkatërruara”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
























