ISH-KRYEMINISTRI BRITANIK TONI BLLEËR (TONY BLAIR) MBËRRITI NË KAJRO PËR BISEDIME MBI GAZËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read

Kairo, Egjipt | Ish-kryeministri britanik Toni Blleër (Tony Blair) mbërriti në Kajro këtë pasdite për bisedime mbi Gazën, vizita e tij e parë që kur iu bashkua Bordit të Paqes të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump).
Burime në aeroportin egjiptian e bënë të ditur lajmin, duke specifikuar se ai mbërriti nga Londra me një avion privat.
Ish-kryeministri britanik Blleër (Blair) shoqërohej nga tre këshilltarë të tij.
Gjatë vizitës së tij në Egjipt, ai do të takohet me disa zyrtarë të lartë.
Disa ditë më parë, Presidenti Tramp (Trump) e emëroi atë dhe Sekretarin e Shtetit të ShBA-ës Marko (Marco) Rubio si anëtarë themelues të Bordit të Paqes.
“Ka qenë një nder të punoj me Stiv Uitkof (Steve Wittkoff), Xherëd Kashnër (Jared Kushner) dhe ekipin e tyre të jashtëzakonshëm; dhe mezi pres të bashkëpunoj me ta dhe kolegë të tjerë për të çuar përpara vizionin e presidentit për paqe dhe prosperitet”.
Kështu tha ai pas mbërritjes.
“Plani 20-pikësh i Presidentit Tramp (Trump) për t'i dhënë fund luftës në Gazë ishte një arritje e jashtëzakonshme - shtoi ai - ndërsa specifikoi gjithashtu se lirimi i pengut Ran Gvili mbetet përparësi”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments