UKRAINË: TRE TË VRARË + DY TË PLAGOSUR NË SULMIN AJROR RUS NË ZAPORIZHIA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 22
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Të paktën tre veta janë vrarë në një sulm ajror rus në qytetin Zaporizhzhia në jug të Ukrainës.
Në sulm u plagosën edhe dy veta, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë”.
Kreu i administratës rajonale të Zaporizhias, Ivan Fedorov, e raportoi këtë në Telegram, duke shtuar se trupi i një gruaje u nxor nga rrënojat.
“Sulme të mëtejshme ruse mbrëmë plagosën një person në Kiev dhe një tjetër në Sumi”, sipas zyrtarëve vendor.
Më parë, autoritetet kishin raportuar tre vdekje dhe 16 plagosje në Krime nga një sulm me dron ukrainas.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments