UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: SULMET TONA JANË TË JUSTIFIKUARA; RUSIA DUHET T'I JAPË FUND LUFTËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 hours ago
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Përgjigjet tona ndaj zgjatjes së luftës nga Rusia dhe sulmeve ndaj qyteteve dhe komuniteteve tona janë plotësisht të justifikuara.
Këtë herë, dronët kanë arritur në rajonin e Moskës dhe ne po u themi qartë rusëve: vendi i tyre duhet t'i japë fund luftës”.
Kështu tha Presidenti Volodimir Zelenski kur mori përgjegjësinë për sulmet kundër Rusisë në platformën sociale virtuale “Telegram”.
“Jam mirënjohës ndaj SBU-së dhe të gjitha Forcave të Mbrojtjes për precizitetin e tyre. Distanca deri në kufirin shtetëror të Ukrainës është mbi 500 km. Përqendrimi i mbrojtjes ajrore ruse në rajonin e Moskës është më i madhi. Por ne do t'ia dalim”, tha Presidenti Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments