UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI SHKARKOI NGA DETYRA KOMANDANTIN E PËRGJITHSHËM TË USHTRISË OLEKSANDR SIRSKI (SYRSKY).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 minute ago
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski njoftoi shkarkimin e komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë, Oleksandr Sirski (Syrsky).
Në vendin e tij u emërua komandanti i Forcave të Përbashkëta Mikhailo Drapati.
“Kam vendosur që Komandanti i ri i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës do të jetë Mikhailo Drapati.
Jam mirënjohës ndaj Oleksandr Sirskit (Syrsky) dhe të gjithë ushtarëve tanë për pozicionet e forta në vijat e frontit të Ukrainës”, - tha presidenti Zelenski në një mesazh në platformën shoqërore virtuale “Telegram”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments