UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: GODITËM RAFINERINË DHE BAZËN USHTARAKE NË SARATOV TË RUSISË; 600 KILOMETRA LARG KUFIRIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | “Forcat ukrainase mbrëmë bombarduan dy objekte strategjike ruse në Saratov, 600 kilometra larg kufirit; rafinerinë vendore të naftës dhe bazën ajrore Engels”.
Kështu shkroi presidenti Volodimir Zelenski në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).
“Në rajonin e Kalugës, u godit tanku i depos së naftës Liudinovskaia.
Në rajonin e Briansk, luftëtarët tanë kryen gjithashtu një sulm të saktë në një vend të përdorur për të ruajtur, përgatitur dhe lëshuar dronë sulmi.
Faleminderit të gjithë luftëtarëve të Forcave të Mbrojtjes së Ukrainës, përfundoi udhëheqësi ukrainas, të cilët po zgjerojnë aftësitë tona me rreze të gjatë veprimi dhe po arrijnë rezultate të sakta.
Po e çojmë luftën përsëri aty nga filloi”, - tha presidenti Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments