top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: MOSKA PO PËRGATIT NJË SULM USHTARAK MASIV QË MUND TË NDODHË SONTE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jul 29
1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski njoftoi në rrjetin shoqëror virtual Iks (X) se kishte marrë një raport nga Komandanti i Forcave Ajrore Anatoli Krivonozhko (Anatoly Kryvonozhko), sipas të cilit rusët përgatitën një sulm masiv disa ditë më parë dhe ekziston një probabilitet i fortë që sulmi të kryhet sonte.


Është e rëndësishme që partnerët tanë ta kuptojnë plotësisht se çfarë po ndodh dhe se mbrojtja e jetëve varet drejtpërdrejt nga gatishmëria e tyre, ose mungesa e saj, për të na ndihmuar me raketa mbrojtëse ajrore”, - tha presidenti Volodimir Zelenski.


Para së gjithash, kjo ka të bëjë me Shtetet e Bashkuara dhe ata partnerë që kanë raketa Patriot dhe mund t'i ofrojnë ato për të mbështetur mbrojtjen tonë.


Secili partner e di se çfarë nevojitet dhe i kupton plotësisht pasojat e vonesës”, - tha ai, duke u bërë thirrje bashkatdhetarëve të tij në të gjitha rajonet e Ukrainës që t'i kushtojnë vëmendje paralajmërimeve për sulme ajrore sot dhe të qëndrojnë të sigurt.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page