UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: JEMI GATI PËR TË GJITHA FORMATET E TAKIMEVE; BASHKËPUNIMI ME PARTNERËT ËSHTË DUKE VAZHDUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Presidenti Volodimir Zelenski tha se Ukraina është e gatshme për çdo format negociues dhe se bashkëpunimi me partnerët e saj është i vazhdueshëm”.
Kështu raportoi enti mediatik “Ukrainska Pravda”.
“Ne jemi në kontakt të përditshëm me përfaqësuesit e presidentit Tramp (Trump) dhe kjo është e rëndësishme.
Në takimin në Uashington, diskutuam se si mund të krijojmë rrethana të reja për diplomaci të vërtetë.
Po përpiqemi ta vëmë këtë në praktikë”.
Kështu tha presidenti Volodimir Zelenski, duke shtuar se vendi i tij është gati për të gjitha formatet e takimeve dhe presim që z. Uitkof (Witkoff) dhe z. Kashnër (Kushner) të jenë aktivë që në gusht.
Ai vuri në dukje se bashkëpunimi me partnerë të tjerë, veçanërisht në vendet e Gjirit, është i vazhdueshëm dhe se ata mund të mbështesin përpjekjet diplomatike dhe nevojat e sigurisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments