UKRAINË | ME URDHËR TË AUTORITETEVE TË POSAÇME TË HETIMIT PENAL U ARRESTUA ISH-MINISTRI I ENERGJISË HERMAN GALUSHÇENKO (GALUSHCHENKO) NDËRSA PO PËRPIQEJ TË ARRATISEJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Ish-Ministri ukrainas i Energjisë, Herman Galushçenko (Galushchenko), u arrestua me një urdhër arresti të shqiptuar nga Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) dhe Zyra e Prokurorit Kundër Korrupsionit (SAPO) gjatë një përpjekjeje për të kaluar kufirin me tren natën e 14-15 shkurtit”.
Kështu raporton enti mediatik vendor “Ukrainska Pravda” - duke cituar një burim të informuar.
Sipas rindërtimit filestar, rojet kufitare kishin marrë një kërkesë nga NABU-ja dhe SAPO-ja në lidhje me të; duke kërkuar informacion në rast se ai do të përpiqej të kalonte kufirin.
Kjo është një procedurë që zbatohet kur një person është i përfshirë në procedura penale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments