UKRAINË | ISH-ZV.KRYETARJA E ZYRËS PRESIDENCIALE TË UKRAINËS IRINA (IRYNA) MUDRA U ARRESTUA; KORRUPSION.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Ish-zv.kryetarja e Zyrës presidenciale të Ukrainës Irina (Iryna) Mudra u arrestua në një operacion të nisur sot nga agjencia antikorrupsion e Ukrainës NABU kundër një grupi të dyshuar për pastrim parash”.
Kështu njoftoi deputeti ukrainas Aleksei Gonçarenko (Alexey Goncharenko) në platformën shoqërore virtuale “Telegram”, i cituar nga enti mediatik vendor “RBC”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, … 👇👇👇
UKRAINË | ZV.KRYETARJA E ZYRËS PRESIDENCIALE IRINA (IRYNA) MUDRA: JAM NËN HETIM; JO I ARRESTUAR; PO PËRGATITEM PËR SEANCËN GJYQËSORE ME AVOKATËT E MI.
Kiev, Ukrainë | “Këtë mëngjes më kontrolluan dhe më pas më informuan për dyshimin dhe më është kërkuar një masë paraprake.
Do ta demaskoj menjëherë gënjeshtrën që po përhapet tashmë në internet; askush nuk më ndaloi.
Së bashku me avokatët e mi, po përgatitem me qetësi për seancën gjyqësore”.
Kështu tha zv.kryetarja e zyrës presidenciale Irina (Iryna) Mudra, duke mohuar arrestimin, përmes avokatëve të saj, e cituar nga enti mediatik “Ukrainska Pravda”.
“Nuk e vë në dyshim të drejtën e hetuesve për të kryer punën e tyre. Përgjegjësia vlen për të gjithë, përfshirë edhe mua”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments