UDHËHEQËSI SUPREM I IRANIT AJATOLLAH ALI KHAMENEI: NUK KA MËSHIRË PËR UDHËHEQËSIT IZRAELITË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 18
- 1 min read

Teheran, Iran | Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha në një postim në rrjetin social virtual Iks (X) se vendi i tij nuk do të tregojë asnjë mëshirë ndaj udhëheqësve të Izraelit, disa orë pasi Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) i bëri thirrje Teheranit të dorëzohet pa kushte.
“Ne duhet t'i japim një përgjigje të fortë regjimit terrorist sionist. Nuk do të tregojmë mëshirë ndaj sionistëve”, shkroi ai.
Dje, presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) bëri thirrje për dorëzimin pa kushte të Republikës Islamike, ndërsa tha se Shtetet e Bashkuara mund ta vrisnin lehtësisht Ajatollah Khamenein.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments