ENTI MEDIATIK “IRAN INTERNATIONAL”: UDHËHEQËSI SUPREM I REPUBLIKËS ISLAMIKE TË IRANIT AJATOLLAH ALI KHAMENEI IA TRANSFEROI PUSHTETET EKZEKUTIVE KËSHILLIT SUPREM TË GARDËS REVOLUCIONARE (PASDARAN-it).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 17
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Republikës Islamike të Iranit, thuhet se ia ka transferuar përkohësisht disa nga fuqitë e tij ekzekutive Këshillit Suprem të Gardës Revolucionare (i ashtuquajturi Pasdaran).
E thënë kjo sipas entit mediatik “Iran International”, një faqe interneti dhe kanal televiziv i lidhur me qarqet opozitare iraniane në mërgim.
Vendimi thuhet se u mor për shkak të vështirësive në menaxhimin e vijës së komandës në kohë reale nga bunkeri ku thuhet se ishte transferuar Ajatollah Khamenei me familjen e tij.
Ndërkohë, sipas burimeve të ndryshme të medias perëndimore, roli i djalit të tij Mojtaba po rritet përkrah tij, i treguar si një trashëgimtar i mundshëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments