top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINNEAPOLIS | TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NDAJ FËMIJËVE NË NJË KISHË KATOLIKE; DY TË VRARË + 14 TË PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 2 min read
ree

Mineapolis, Amerikë | Për të pesëmbëdhjetën herë në Shtetet e Bashkuara, jeta e të paktën dy fëmijëve është vrarë nga të shtënat me armë zjarri, në shkollë, tre ditë para fillimit të vitit të ri akademik.


Vrasësi la video në internet me shënime vetëvrasjeje, mendime dhe ide jashtëzakonisht të dhunshme, një letër faljeje drejtuar familjes së tij dhe një skicë të shkruar me dorë të planimetrisë së brendshme të një kishe.


Një tjetër video shqetësuese - që besohet se është postuar prej tij - tregon sloganet “Vritni Danlld Trampin (Donald Trump)” dhe “Për fëmijët” të shkruara nëpër karikatorët e armëve.


Video të tjera të postuara në YouTube tregojnë armë të ndryshme, duke përfshirë një pushkë gjysmëautomatike dhe një pushkë me pompë, dhe zbulojnë një obsesion me të shtënat masive, përfshirë atentatorin e Sendi Hukut (Sandy Hook), Adam Lanza.


Policia po heton nëse videot, të shpërndara në internet orë para të shtënave, janë të lidhura me vrasësin.


Dhe për të panumërtën herë, media raportoi për të shtënat minutë pas minute, politikanët dënuan një akt të tmerrshëm dhe forcat e rendit u vendosën në gatishmëri.


Skena e të shtënave ishte Shkolla Katolike e Ungjillëzimit në Minneapolis, e cila, u shërben fëmijëve nga parashkollorja deri në shkollën e mesme.


Konkretisht, kisha e shkollës ku, në orën 8:30 të mëngjesit, nxënësit dhe mësuesit ishin mbledhur për të ndjekur Meshën para se të fillonin mësimet.


Një moment qetësie dhe reflektimi u ndërpre papritur nga zhurma shurdhuese e dhjetëra të shtënave që vinin nga jashtë.


Personi që qëlloi, një njëzetvjeçar i veshur me të zeza, goditi me një pushkë dhe dy pistoleta, duke qëlluar përmes dritareve të kishës, pasi nuk mund të hynte.


Ai i goditi fëmijët në qafë dhe shpinë”, treguan dëshmitarët e tronditur.


I trishtuar thellë nga lajmi për humbjen e jetëve dhe lëndimet, Papa Leo XIV-të shprehu ngushëllimet e tij më të thella dhe siguroi afërsinë e tij shpirtërore me të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi e tmerrshme, veçanërisht familjet që tani vajtojnë humbjen e një fëmije.


Ky është ngushëllimi i Papa Prevostit në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit Kardinal Pietro Parolin pas të shtënave në Kishën e Lajmërimit në Minneapolis.


Pasi kreu masakrën, vrasësi, i cili, kishte edhe një lloj fishekzjarri të bërë në shtëpi për të krijuar tym, kreu vetëvrasje.


Ende nuk dihet asgjë për të; ai mund të ketë qenë një ish-nxënës ose punonjës i shkollës.


Policia po kontrollon makinën me të cilën ai mbërriti për çdo të dhënë që mund t'i ndihmojë ata të kuptojnë motivet pas një akti kaq të tmerrshëm.


Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) telefonoi Guvernatorin e Minesotës dhe ish-kundërshtarin Tim Uollz (Walz).


Edhe zëvendëspresidenti i ShBA-ës, JD Vens (Vance), shprehu mbështetjen e tij për viktimat në një postim në rrjetet sociale virtuale.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page