top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ZBARDH DËSHMIA E ZYHDI SHEHUT: AKUZON VIKTIMËN VIRXHIL VESHO SE E POSHTËRONTE VERBALISHT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 8, 2024
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Më bullizonte, më zinte rrugën”, thuhet në deklaratën e z. Zyhdi Shehi, i cili akuzohet se vrau shokun e dhomës në azil, i cili quhej Virxhil Vesho.

 

Rreth orës 04:50 janë njoftuar nga salla e komandimit se në azilin e pleqve “Ruaje moshën”, në rrugën “Ali Visha”, një shtetas ka humbur jetën.

 

Pasi policia mbërriti në  vendngjarje gjeti kufomën e z. Virxhil Tenku Vesho, i datëlindjes 25.08.1942, me shenja dhune në trup dhe kokë.

 

Nga verifikimet e kryera në vendngjarje autor i dyshuar është shoku i dhomës së tij, z. Zyhdi Rexhep Shehi, i datëlindjes 11.12.1946.

 

Z. Zyhdi Shehi është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

 

Z. Zyhdi Shehi, i lindur më 1946, është një historian dhe shkrimtar i njohur për botime dhe publicistikë historike e letrare.

 

Vitin e kaluar është shpallur edhe “Qytetar Nderi” i Kavajës, ku iu dorëzua titulli nga autoritetet lokale bashkiake dhe në ceremoninë e zhvilluar dallohet gjendja jo e mirë shëndetësore, teksa dridhet gjatë fjalës së mbajtur.

 

Sipas informacioneve paraprake, rezulton se viktima dhe autori vuanin të dy nga skleroza, kurse motivi ka qenë një sherr banal mes tyre për dhomën.

 

Sipas biografisë së botuar edhe në Facebook, z. Zyhdi Shehi është diplomuar në Institutin Pedagogjik të Shkodrës për Gjuhë-Letërsi e më pas ka mbaruar me korespondencë edhe Fakultetin Filologjik të Tiranës, po për Gjuhë-Letërsi.

 

Pas një periudhe pune si mësues, në vitin 1982 ai nisi punën në Muzeun Historik të Kavajës.

 

Në vitin 1996, pas botimeve të artikujve të shumtë në fushën e historisë dhe etnografisë së zonës, del me librin e parë, monografinë kushtuar patriotit kavajas, Ahmet Bejtaga.

 

Më pas, në vitin 2000, monografinë Andrea Ekonomi, “Mësues i Popullit”, “Kavaja, figura të shquara historike” 2005, “Indrit Cara”, 2007, “Inxhinjeri Jani (Xhuf) Koljaka, e Diplomati Stavro Stavri”, etj.

 

Për merita në punë i është dektretuar në vitin 1990 edhe medalja “Naim Frashëri”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Viktima Virxhil Vesho.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page