top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U VRA ME ARMË ZJARRI KLAUDIO PRENDI: I BIRI I ISH-GJYQTARIT FRAN PRENDI I CILI KA SHQIPTUAR DËNIME PENALE NDAJ KRERËVE TË AGJENTURËS SHQIPTARE TË KRIMIT ORDINER.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 19, 2024
  • 2 min read

Lagjja “Xhomllik”, Tiranë, Shqipëri | Në orët e para të ditës së sotme, u vra me armë zjarri z. Klaudio Prendi.

 

Vrasja e tij u krye me disa të shtëna.

Dorasi, dhe bashkëpunëtorët e tij, ende të paidentifikuar, arritën të largoheshin nga vendi i ngjarjes kriminale.

 

Z. Klaudio Prendi është i biri i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili, ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në ish-Gjykatën për Krimet e Rënda prej vitit 2006, detyrë që e vijoi për një vit edhe në Gjykatën e Posaçme.

 

Në nëntor 2020 ai u largua nga sistemi i drejtësisë penale me dorëheqje, pa iu nënshtruar procesit të vettingut.

 

Gjyqtari Prendi ka shqiptuar me dhjetëra vendime gjyqësore penale kundër subjekteve që i përkasin agjenturës shqiptare (dhe të huaj) të krimit ordiner.

 

Vendime gjyqësore penale ai ka shqiptuar edhe ndaj z. Emiliano Shullazi dhe grupit të tij të strukturuar kriminal në vitin 2018, por edhe ndaj z. Salvatore Leticia (Lettizia), i njohur si anëtar i Kamorrës italiane, i akuzuar për masakrën me tre viktima në bulevardin “Zogu I”, në vitin 2015.

 

Njoftim | Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën “Xhanfize Keko” , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

 

Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”.

 

Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Lajm në përditësim, …👇

 

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e z. Klaudio Prendi.


Sapo ka dalë nga lokali dhe është futur në automjetin e tij, autorët e kanë qëlluar, ndërsa plumbat e kanë kapur në kokë dhe kraharor.

 

Menjëherë autorët janë larguar me shpejtësi.

 

Shokët e viktimës dalë kanë me vrap nga lokali, dhe e kanë hipur në automjet për ta dërguar drejt spitalit të Traumës.

 

Kumtohet se autorët lëviznin me një makinë tip “Audi A4” e cila, u gjet e djegur rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës.

 

Ndërsa viktima lëvizte me një makinë tip “G Class”.

 

Z. Prendi nuk mundi që t’i shpëtonte plagëve të marra.

 

Arma e krimit nuk është gjetur në makinën “Audi” të autorëve, ndërsa mësohet se z. Klaudio Prendi kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë shtetit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page