top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U SHUA FAMILJA GJYSËM-SHQIPTARE MORGAN-RORI NË AMERIKË | I VRAU POLICI KRYEFAMILJAR APO DIKUSH I HUAJ?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 3, 2024
  • 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Z. Uatsoun Mourgn (Watson Morgan), me moshë 49 vjeç, me profesion punonjës policie, dyshohet se vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, me origjinë kombëtare shqiptare, të quajtur Ornela Mourgn (Morgan), e njohur edhe si Ornela Rori, me moshë 43 vjeç, me origjinë nga Korça, dhe dy djemtë e tyre, të moshës 10 dhe 12 vjeç.

Kumtohet dhe dyshohet se dorasi më pas vrau veten.

Trupat e pajetë të tyre u gjetën nga kolegët e punonjësit të policisë, dhe kjo për shkak se i dyshuari, dhe i kumtuari si vrasës, dhe njëkohësisht vetëvrasës, nuk u paraqit në vendin e punës, në departamentin e policisë së Bronksvaillit (Bronxville).

Mediatikisht, kumtohet se autoritetet amerikane të hetimit penal e kanë konsideruar ngjarjen si akt kriminal të kryer nga z. Mourgn (Morgan), por, nuk përjashtohet pista e vrasjes së familjes gjysëm shqiptare, nga një subjekt tjetër kriminal, që mund të jetë në arrati, por që autoritetet amerikane të hetimit penal duan “ta venë në gjumë”, nëpërmjet propagandimit të tezës së krimit brenda familjes.

Lajm në përditësim, ...

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page