U SEKUESTRUAN 2 SHOQËRI TREGTARE QË U PËRKASIN ALVARO ROMILLO KASTILO-s (CASTILLO) DHE MIHAELA MUNTEANU MANOLE ME ADMINISTRATOR DOMINGO ROMILLO IRARTE | 30 MILIONË € MASHTRIME ME MONEDHA DIGJITALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 16
- 4 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë urdhëroi sekuestrimin e dy shoqërive tregtare shqiptare që i përkasin një grupi subjektesh nga Mbretëria e Spanjës; të dyshuar për përfshirje në skemë ndërkombëtare mashtrimi me monedha digjitale.
Autoritetet e hetimit penal në Mbretërinë e Spanjës kanë dalë në konkluzion se rreth 27 mijë subjekte me potencial të lartë financiar kanë rënë viktima të mashtrimeve financiare.
Vlera e mashtrimit financiar llogaritet në shumë miliona €; skemë mashtrimi e hetuar në kaudër të dosjes “Madeira Invest Club”.
Një ndër subjektet që ka ngritur skemën mashtruese ndërkombëtare që vepronte si fond investimi (duke ruajtur anonimitetin) është:
1- Z. Alvaro Romillo Kastilo (Castillo), i njohur rëndom në botën digjitale si “Luis” dhe si “Cryptospain”; veprimtaria kriminale ka qenë e shtrirë në:
1- Republikën e Shqipërisë.
2- Republikën Dominikane.
3- Republikën e Portugalisë.
4- Republikën e Estonisë.
5- Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Republikën e Shqipërisë (në datën 06.06.2024) ai regjistroi shoqëritë tregtare:
1- “Wortned”.
2- “Wortonova”, me seli në rrugën “Teodor Keko”, të Lagjes “Astir”, në Tiranë; me fokus veprimtarie tregtare të lidhura me turizmin.
Shoqëria tregtare “Worned” ka si pronar:
1- Z. Alvaro Romillo Kastilo (Castillo).
Shoqëria tregtare “Wortonova” ka si pronare:
1- Znj/znjsh. Mihaela Munteanu Manole (qytetare rumune).
Si administrator i tyre është i ati i z. Kastilo, i quajtur Domingo Romillo Irarte.
Njoftim | Përfituan rreth 30 mln euro duke krijuar kompani fiktive në shtete të ndryshme, përfshirë Shqipërinë, Prokuroria Tiranë sekuestron bizneset dhe pasuritë e shtetasit spanjoll.
Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë: shoqëri tregtare, mbi 23 ha tokë në Dhërmi, automjete e llogari bankare të shtetasit spanjoll A.C. në Shqipëri, të dyshuara se janë produkt i veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.6905 të vitit 2025, rezultoi se shtetasit A.C., i ati shtetasi D.I. dhe partnerja e tij, shtetasja M.M., rezultuan të përfshirë në një skemë mashtrimi duke krijuar kompani një shtete të ndryshme si Spanjë, Portugali, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika Dominikane dhe Estonia.
Vlera e përfituar përmes kësaj skeme arrin shumën 30 milionë Euro.
Në territorin e shtetit shqiptar, shtetasit e mësipërmn, vepruan nëpërmjet shoqërisë “Wingwort” sh.p.k dhe 2 (dy) shoqërive të tjera të regjistruara në Regjistrin Tregtar, me të njëjtin objekt veprimtarie “Aktivitet në fushën e turizmit, hapja e menaxhimi i hoteleve, godinave etj”, “Menaxhim i pasurive të paluajishme, shërbime agjenci turisitike”, nëpërmjet shoqërive të krijuara të përfshirë në kontrata, transferta dhe shkëmbime tregtare me shoqëri të huaja me vendndodhje në Bullgari, Sllovaki, Malajzi, (Labuan vend offshore).
Këto shoqëri ka nënshkruar kontratë shitblerje pasuri e paluajtshme dhe ka blerë pasuri të paluajtshme në Dhërmi me vlera dukshëm më të ulëta se sa vlera e tregut.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto subjekte ushtrojnë të njëjtin aktivitet dhe kanë të njëjtën adresë, me administratorë këta shtetas.
Subjektet rezultojnë me status “pezulluar”, çka rrit dyshimet për ekzistencën e një aktiviteti të përbashkët ekonomik të mundshëm dhe përdorim formal të subjekteve për qëllime të fshehjes apo transferimit të të ardhurave me origjinë të dyshimtë, veprime që mund të përbëjnë elementë të veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Shtetasi D.I., është subjekt i një hetimi nga Audiencia Nacional në Spanjë për mashtrim piramidal dhe pastrim parash, lidhur me veprimtarinë e tij financiare ndërkombëtare.
Hetimi lidhet kryesisht me aktivitetet e tij në kompaninë Madeira Invest Club dhe shoqëri të tjera të tij financiare. Në qëndër të skemës qëndron A.C., i njohur në rrjetet e koduara si “Luis” apo “Cryptospain”.
Ai komunikonte me klientët në platformën Telegram, duke i bindur të investonin shuma që nisnin nga 1.5 milionë euro, pa pasur detyrimin të identifikoheshin.
Kjo e bënte të pamundur gjurmimin e transaksioneve financiare.
Sipas hetimeve, rrjeti kriminal kishte ngritur kompani fiktive në Portugali, SHBA, Estoni, Republikën Dominikane dhe Shqipëri, për të fshehur qarkullimin e parave.
Dy prej këtyre kompanive, “Wortned” dhe “Wortonova”, u regjistruan në Qëndrën Kombëtare të Biznesit në Tiranë në qershor 2024, me adresë në rrugën “Teodor Keko”.
Të dyja kompanitë kishin si objekt aktivitetin turistik dhe menaxhimin e hoteleve, por sipas dokumenteve, ato nuk zhvilluan ndonjë veprimtari të vërtetë. Pronari i “Wortned” ishte vetë A C., ndërsa “Wortonova” figuron në pronësi të shtetases rumune M.M. me administrator të përbashkët D. I. babai i tij.
Bazuar në veprimet hetimore të kryera dhe provat e mbledhura, rezulton se është kryer vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Në përputhje me ligjin, duke pasur parasysh seriozitetin e veprës, dëmin e shkaktuar dhe mundësinë e fshehjes ose shfrytëzimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, sugjerojmë dërgimin e çështjes në gjykatë për gjykim për veprën penale të sipërpërmëndur si dhe vendosjen e masës së sekuestros mbi pasuirtë e identifikuara gjatë hetimit, si më poshtë:
Pasuria e ndodhur në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 13.66 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Kolia, “Tokë Kullotë”;
Pasuria në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 9.5 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Megali-Langadhea, “Tokë Kullotë”;
Shoqëria ‘Wortend’;
Shoqëria ‘Wingwort’;
Shoqëria ‘Wortnova’;
Automjeti, Toyota, Land Cruiser;
Automjeti Mercedez Benz, AMG G 63; dhe
Llogaritë bankare në të gjitha bankat e nivelit të dytë ku mund të ketë llogari aktive bankare.
Kështu thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















Comments