U REALIZUA SHTATZËNIA E PARË NË HISTORINË E NJERËZIMIT ME NDIHMËN E INTELIGJENCËS ARTIFICIALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 2, 2025
- 3 min read

Uashington, Amerikë | Një studim i botuar në entin mediatik “The Lancet” zbuloi se si inteligjenca artificiale zbuloi dy spermatozoide lëvizëse në spermën e një burri që vuante nga azoospermia e rëndë. Falë një teknike specifike, ato u mblodhën dhe u injektuan në vezët e partneres së tij.
Nëntëmbëdhjetë vjet infertilitet, nëntëmbëdhjetë cikle të marrjes së vezëve në katër qendra të ndryshme gjatë njëmbëdhjetë viteve, duke përfshirë cikle krioprezervimi për shkak të disponueshmërisë së kufizuar të spermës.
Dhe shpresat e tyre për të pasur një fëmijë tani ishin të pakta.
Derisa çifti - një burrë 39-vjeçar me azoospermi të rëndë (mungesë pothuajse e plotë e spermës) dhe një grua 37-vjeçare me rezervë shumë të kufizuar ovariane - iu nënshtruan një trajtimi inovativ që përfshinte edhe përdorimin e inteligjencës artificiale.
Revista shkencore “The Lancet”, e cila, botoi studimin më 1 nëntor 2025, raporton rastin e vetëm në botë të fekondimit të suksesshëm në një rast infertiliteti të rëndë me mbështetjen e një sërë teknikash inovative, përfshirë inteligjencën artificiale.
Hulumtimi u krye në Shtetet e Bashkuara, në Qendrën e Fertilitetit të Universitetit të Kolumbias, nën drejtimin e z. Zev Uilliams (Williams), i koordinuar nga z. Hemant Suriauanshi (Suryawanshi).
“Me sa dimë ne, kjo është shtatzënia e parë klinike e raportuar e arritur duke përdorur spermë të identifikuar dhe të marrë nga një platformë mikrofluidike e udhëhequr nga inteligjenca artificiale”, shpjeguan ata.
“Për të arritur këtë rezultat, u zhvillua sistemi i Gjurmimit dhe Rimëkëmbjes së Spermës (STAR), një platformë e bazuar në inteligjencë artificiale e aftë të identifikojë dhe izolojë spermatozoidet e rralla në kohë reale në mostrat e spermës të klasifikuara më parë si azoospermike”, sipas entit mediatik “The Lancet”.
Ky sistem plotësisht i automatizuar dhe jo-invaziv është projektuar për të zgjeruar aksesin në atësinë biologjike për njerëzit me infertilitet të rëndë mashkullor.
“Një mostër sperme mund të duket krejtësisht normale, por kur e shikoni nën mikroskop, do të gjeni vetëm një det me mbeturina qelizore, pa spermë të dukshme”, tha z. Uilliams (Williams), autori kryesor i studimit.
Për shkak të kësaj, shumë çifte me infertilitet mashkullor thonë se kanë pak shanse për të pasur një fëmijë biologjik.
Metoda STAR përdor teknologji të analizës së pamjeve me fuqi të lartë, e aftë të marrë mbi 8 milionë pamje në më pak se një orë.
Pastaj, duke përdorur inteligjencën artificiale, spermatozoidet e qëndrueshme identifikohen dhe drejtohen në një çip me kanale më të holla se një fije floku.
Vetëm në pak milisekonda, një robot nxjerr butësisht spermën, e cila, mund të përdoret për të krijuar një embrion ose të ruhet në temperatura jashtëzakonisht të ulëta për përdorim në të ardhmen.
Në rastin specifik të çiftit, ndërsa ekzaminimi i spermës së ejakuluar nuk zbuloi asnjë spermë, sistemi Star analizoi 2.5 milionë pamje në afërsisht 2 orë dhe identifikoi shtatë spermatozoide; dy lëvizës dhe pesë jo lëvizës.
“Spermatozoidet lëvizëse - raporton revista shkencore - u injektuan në dy vezë të pjekura (njëra e freskët dhe tjetra e shkrirë), të cilat të dyja u zhvilluan deri në fazën embrionale”.
Dy vezë të tjera, të injektuara me spermë jo-lëvizëse, nuk u zhvilluan.
Të dy embrionet u transferuan në ditën e tretë. Trembëdhjetë ditë më vonë, pacientja bëri testin e saj të parë pozitiv të shtatzënisë.
Në javën e tetë, ekografia tregoi zhvillim normal të fetusit dhe një rrahje zemre prej 172 rrahjesh në minutë.
Tani mbetet vetëm të verifikohet vlefshmëria e kësaj teknike në një numër më të madh rastesh”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments