U PROCEDUA PENALISHT NË GJENDJE TË LIRË MJEKU ILIR SHANI NË LIDHJE ME VDEKJEN E NJË PACIENTEJE NË SPITALIN “VILLA ALBA” NË DURRËS.


Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës akte proceduriale penale në ngarkim të:
1- Z. Ilir Shani, me profesion mjek, në lidhje me vdekjen e një pacienteje në spitalin privat të quajtur “Villa Alba”.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake në gjendje të lirë për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.
Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin I. Sh., 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek, pasi në klinikën e tij, ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale, shtetasja M. Xh., 54 vjeçe, banuese në Durrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Reagimi i mjekut Ilir Shani | Në vijim të ngjarjes së rëndë që ndodhi para dy ditësh në ambientet e spitalit tonë, ndjej për detyrë morale dhe profesionale të paraqes një sqarim mbi pozicionin tonë si institucion shëndetësor dhe timin personalisht si mjek përgjegjës.
Së pari, në emër të stafit mjekësor dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet familjarisht më të sinqerta familjes së të ndjerës V.XH.
Kjo humbje është thellësisht e dhimbshme për të gjithë ne, pasi e ndjera ishte jo vetëm paciente, por edhe një e njohur e afërt e jona për të cilën ushqenim respekt të veçantë.
Ndajmë dhimbjen dhe qëndrojmë pranë familjarëve në këtë moment të vështirë.
Si mjek përgjegjës, ndjej detyrimin të sqaroj rrethanat e kësaj ngjarjeje të trishtë, duke u udhëhequr nga parimi i transparencës ndaj familjarëve dhe qytetarëve.
Pacientja V.XH iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale të ngushtimit te stomakut më datë 20.05.2025.
Operacioni përfundoi normalisht dhe pacientja u transferua në pavijon në gjendje të mirë.
Gjatë orëve në vijim, gjendja e saj u monitorua vazhdimisht dhe parametrat jetësorë rezultuan brenda normave.
Pacientja ishte aktive, lëvizte, komunikonte, nuk kishte asnje shqetesim.
Fatkeqësisht, në të gdhirë të datës 21, pacientja pësoi një arrest kardiak të menjëhershëm, pasojë e një infarkti akut masiv, dhe ndërroi jetë brenda pak minutash.
Megjithëse ndihma mjekësore u ofrua menjëherë, goditja rezultoi fatale dhe përpjekjet për ta rikthyer në jetë nuk patën sukses.
Në emër të vetes dhe të të gjithë stafit që ka qenë i përfshirë në trajtimin e pacientes, shpreh keqardhjen më të thellë për këtë humbje.
E kuptojmë dhe ndjejmë dhimbjen e familjes dhe jemi të gatshëm të ofrojmë bashkëpunimin e plotë me organet përkatëse, të cilat do të hedhin dritë mbi çdo aspekt të kësaj ngjarjeje.
Me respekt dhe përulësi para dhimbjes së familjes,
Ilir Shani

Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments