top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U NDALUAN SOKRAT DEDAJ DHE STELIAN BAKIU | TË DËNUAR ME BURG.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 9, 2024
  • 2 min read

Durrës, Shqipëri | Z. Sokrat Dedaj, me moshë 37 vjeç, dhe z. Stelian Bakiu, me moshë 28 vjeç, banues në Durrës, u ndaluan nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit.

Ata rezultojnë të dënuar me heqje lirie nga Gjykata e Gjirokastrës me nga 2 vjet, 3 muaj dhe 25 ditë.

Ata janë akuzuar se kishin transportuar 6 qytetarë sirianë kundrejt pagesave për kalim të kundërligjshëm të kufijve në vitin 2020.

Njoftim | Durrës/Vijojnë kontrollet në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim.

Lokalizohen dhe kapen 2 shtetas, të cilët bashkëpunuan në vitin 2020, për të transportuar 6 sirianë që synonin të kalonin ilegalisht kufijtë.

Të ndaluarit, të dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës, secili me mbi 2 vjet burgim.

Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Shijak lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasit S. B., 28 vjeç dhe S. D., 37 vjeç, të dy banues në Durrës.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Gjirokastrës i ka dënuar me nga 2 vjet, 3 muaj dhe 25 ditë burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Më datë 03.12.2020, shtetasit S. B. dhe S. D. u kapën në vendin e quajtur “Vanistër”, Gjirokastër, duke transportuar 6 shtetas të huaj sirianë, kundrejt pagesave, për kalim të kundërligjshëm të kufijve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page