U HAP KALIMI NË RAFAH MIDIS GAZËS DHE EGJIPTIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 16, 2023
- 1 min read

Tel Aviv, Izrael | Hamasi nis “Stuhinë al-Aksa” kundër Izraelit.
Izraeli si kundërpërgjigje nisi operacionin e koduar “Shpatat e Hekurta”, pas sulmeve terroriste të Hamasit.
U hap kalimi në Rafah midis Gazës dhe Egjiptit. Përgatitjet janë përfundimtare për hyrjen dhe daljen e ndihmës për të huajt.
Është hapur vendkalimi Rafah mes Gazës dhe Egjiptit.
Kjo është bërë e ditur nga burime vendase, sipas të cilave, tani janë duke u zhvilluar përgatitjet logjistike, për futjen e ndihmave humanitare në Gaza, dhe për të lejuar daljen e shtetasve të huaj, dhe palestinezëve me shtetësi të dyfishtë.
Në orët e fundit, në anën egjiptiane, janë hequr barrierat që bllokojnë kalimin.
Gjysmëhëna e Kuqe e Gazës, e barazvlefshmja (ekuivalentja) vendore e Kryqit të Kuq, thotë se ndihma përfshin ilaçe, batanije, dyshekë dhe furnizime me ujë të pijshëm.
Lajm në përditësim, ...
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)
























Comments