top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUAN RIGELS RAJKU (I NJOHUR SI NOIZY) DHE BAHTJAR BAJRAKTARI (I NJOHUR SI DJ CRAX) | AKUZOHEN SE USHTRUAN DHUNË FIZIKE NDAJ MUHAMED (MEDI) ISENIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 7, 2024
  • 3 min read
ree

Lezhë, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Rigels Rajku, i njohur si “Noizy”.

2- Z. Bahtjar Bajraktari, i njohur si DJ Crax.

 

Ndaj tyre ishin lëshuar urdhërarreste nga autoritetet e hetimit të Republikës së Kosovës, sepse, dyshohet se janë autorë të dhunimit fizik të z. Muhamed (Medi) Iseni, ngjarje kriminale e ndodhur më 2 gusht në Pejë.

 

Ata akuzohen për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Arrestimi i tyre u krye me qëllim ekstradimin drejt autoriteteve të hetimit penal të Republikës së Kosovës.

 

Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”.

 

Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës.

 

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçame Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.

 

Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina.

 

Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë.


Në lidhje me konfliktin verbal dhe fizik mes tyre Agjencia Telegrafike Vox (Voks) ka botuar një artikull me përmbajtjen e mëposhtëme. 👇👇👇


MEDI ISENI DENONCOI SE RIGELS RAJKU (NOIZY) I DHA 30 MIJË € PËR TË NXJERRË KLEVIOL AHMETIN (CLEVIO) NË PUSI.


Prishtinë, Kosovë | Këngëtari Rigels Rajku, i njohur në qarqet artistike si “Noizy” më dha 30 mijë euro për të vënë Cllevion në pritë, tha z. Muhamet (Medi) Iseni pas sherrit që ngjau në Pejë.

 

Z. Iseni zbuloi detaje të reja në lidhje me sherrin e rëndë, ku ai ra pre e dhunës fizike nga këngëtari Rigles Rajku dhe nga të tjerë bashkëpunëtorë të tjerë të grupit të tij.

 

Duke folur për mediat në Kosovë, z. Iseni akuzoi edhe këngëtarin Arkimed Lushaj (i njohur në qarqet artistike si Stresi) se është personi që e ka futur në kurth, duke e dërguar qëllimisht në klubin në Pejë.

 

Përpos sa më lart ai denoncoi se në prapaskenë e kanë dhunuar brutalisht.

 

Sipas tij, z. Rajku (Noizy) u shfaq në prapaskenë pasi ai kishte rënë preh e dhunës fizike nga individë të ndryshëm dhe se e ka goditur me grushte në fytyrë.

 

Z. Iseni denoncoi se z. Rajku (Noizy) i ka dhënë 30 mijë euro për të futur në kurth këngëtarin e njohur si Cllevio (z. Kleviol Ahmetaj).

 

M’u më ka thirr reperi Stresi, Arkimed Lushaj në Pejë. Aty isha me nipat, dhëndrin tim dhe familjarët e tjerë, në momentin që jam futur në prapaskenë, në një minutë e gjysëm na kanë vënë në kurth dhe na kanë rrahur në mënyrë brutale me boksa e shufra, as sigurimi i klubit nuk na ka ndihmuar, i ka lënë ata djemtë njëherë të na rrahin si duhet e pastaj kanë ardhur pas 3-4 minutash kur kemi qenë shumë të dëmtuar.


Unë i kam rreth 40 qepje në fytyrë, e gjithë ana e djathtë është e çarë, kurse dhëndri im shyqyr Zotit është më mirë, por atë e kanë goditur prapa kokës dhe në fytyrë është edhe ai i çarë, por na kanë prerë në besë, pritja është e keqe, ka marrë burra mbi burra”, deklaroi z. Iseni.

 

Noizy më ka goditur në fund personalisht, pasi më është çarë fytyra nga boksa hekuri dhe shufra, pasi kam qenë në atë gjendje që më s’kam mundur më as krahët t’i mbaj lart, ka ardhur Noizy dhe më ka goditur edhe rreth 3-4 grushte fytyrës.


Nuk kam pas kurrë një problem me Noizyn. Këtu ka qenë puna e një repisti tjetër që quhet Clevio Ahmetaj.


Kur ka qenë në Zvicër ai, më kanë shkruar pjesëtarë të grupit OTR duke më thënë: a ka mundësi të na e shesësh Clevion, pra t’ia vendosë atë në pritë.


Më kanë dhënë mbi 30 mijë euro që t’ia jap Clevion në pritë, por unë nuk jam spiun”, tha z. Izeni.

 

Pas një javë më ka thirr Noizy dhe më ka pyetur se sa lek dua që t’ia nis adresën e tij, dhe jemi kapur me fjalë e jemi sharë dhe kjo lka pasur pasoja të tjera në Tik Tok, këtë ma ka bërë Stresi”, tha në përfundim të fjalës së tij z. Iseni.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page