top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUAN: RIGELS DACAJ DHE ARDITA AVDIU | 👇

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 22, 2024
  • 3 min read

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë Kufitare arrestuan z. Rigels Dacaj, me moshë 31 vjeç, i dëbuar nga Mbretëria e Spanjës pasi kishte kryer dënimin penal për vjedhje.

Ndaj tij është shqiptuar edhe një dënim penal nga Gjykata e Durrësit, me 3 muaj burgim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Një tjetër e arrestuar në PKK të Hanit të Hotit është edhe znj. Ardita Avdiu, me moshë 49 vjeçe, pasi është e dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 6 muaj heqje lirie për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Njoftim | Kontrolle dhe intervistime të detajuara në hyrje/dalje, për të ndaluar shtetasit në kërkim që tentojnë të lëvizin ilegalisht, si dhe për të goditur paligjshmëritë në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në 4 pika të kalimit: goditën 3 raste të mosdeklarimit të parave ose mallrave. Për to, është arrestuar 1 shtetas, janë proceduar penalisht 3 të tjerë dhe janë sekuestruar 20 285 euro, 15 000 paund dhe 1490 paketa me cigare; ndaluan 3 shtetas të shpallur në kërkim për krime kundër personit dhe për falsifikim.

Në hyrje, u arrestua shtetasi rumun A. C., 48 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëjetuesen e tij, shtetasen rumune F. B., 45 vjeçe, pasi nga kontrollet në valixhet e tyre, u gjetën 1490 paketa me cigare, të cilat nuk i kishin deklaruar te shërbimet e pkk-së.

Në hyrje, nga kontrolli fizik, shtetasit grek K. K., 48 vjeç, banues në Londër, iu gjetën 15 000 paund dhe 570 euro, të padeklaruara. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për 48-vjeçarin dhe u sekuestruan shumat e parave.

Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Durrësit, u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Rigels Dacaj, 31 vjeç, banues në Durrës. 31-vjeçari, i deportuar nga Spanja pasi kishte kryer dënimin atje, për vjedhje, është i dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 3 muaj burgim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Port, Durrës/Në dalje, nga kontrollet fizike dhe në automjetin tip “Iveco” që drejtonte, shtetasit H. N. iu gjetën 19 715 euro të padeklaruara. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas dhe u sekuestrua shuma e parave.

Hani i Hotit/Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Durrësit, u ndalua shtetasja kosovare e shpallur në kërkim Ardita Avdiu, 49 vjeçe, pasi është e dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 6 muaj burgim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”;

Morinë/Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Beratit, u ndalua shtetasi kosovar i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja”, V. M., 32 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page