U ARRESTUAN: JETON VELAJ; ELVIS YMERI; DENIS DULLAJ; ARBEN DONIKU + 1 I MITUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 1, 2024
- 2 min read
Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Jeton Velaj.
2- Z. Elvis Ymeri.
3- Z. Denis Dullaj.
4- Z. Arben Doniku.
5- Një i mitur me moshë 17 vjeç.
Të gjithë banues në Shkodër.
Ata akuzohen se kishin përshtatur një banesë në lagjen “Skënderbeg”, për përpunim, përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë, si edhe për mbajtje të armëve të zjarrit pa leje.
Njoftim | Morën apartament me qira dhe e përshtatën për përpunim, përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë, si dhe për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit, identifikohen dhe vihen në pranga 5 shtetas.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistoletë, 160 gr kokainë e ndarë në doza gati për shitje, 6 çelësa banesash, 2 automjete, 10 celularë, 1220 euro, 184 900 lekë dhe një shumë parash në paund.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe si rezultat i hetimeve disajavore dhe informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se disa shtetas kishin përshtatur një banesë në lagjen “Skënderbeg”, për përpunim, përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë dhe për mbajtje të armëve të zjarrit, pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Apartamenti”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasit J. V., 44 vjeç, E. Y., 31 vjeç, D. D.,36 vjeç, A. D., 51 vjeç dhe një 17-vjeçar, të pestë banues në Shkodër.
Nga kontrollet në ambientet e apartamentit të përshtatur për këto veprimtari kriminale, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistoletë, 160 gr kokainë e ndarë në doza gati për shitje, 6 çelësa banesash, 2 automjete, 10 celularë, 1220 euro, 184 900 lekë dhe një shumë parash në paund.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë grup kriminal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




























Comments