top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUAN INFERMIERET NAZIME MULLA DHE GLESANTINA SARAÇI: AKUZOHEN SE U PËRPOQËN TË FSHIHNIN AKTIN EDHUNËS VDEKJEPRURËSE NDAJ VIRXHIL VESHOS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 8, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Znj. Nazime Mulla.

2- Znj. Glesantina Saraçi.

 

Ato ushtronin funksionet e infermieres dhe të kryeinfermieres në azilin ku u vra i moshuari Virxhil Vesho.

 

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, ka rezultuar se të dyja ato, pasi z. Vesho mbeti i vdekur nga goditjet me shkopin e hekurit nga shoku i dhomës, z. Zyhdi Shehi, e kanë nxjerrë trupin e tij dhe kanë pastruar gjakun dhe më pas kanë njoftuar një agjenci funerale.

 

Ato kanë deklaruar se z. Vesho vdiq për shkak se u rrëzua.

 

Por pas këqyrjes së trupit të viktimës, agjencia funerale e ka kthyer trupin pas, pasi krijoi dyshime se shenjat nuk ishin nga rrëzimi, por nga dhuna.

 

Kumtohet se z. Vesho është qëlluar në gjumë me bastun.

 

Të arrestuarat këmbëngulin se u ishte krijuar ideja se z. Vesho ishte rrëzuar.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page