top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA SERXHO NIKOLLI | ISHTE I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR NGA AUTORITETET ITALIANE TË DREJTËSISË PENALE | ÇËSHTJE DROGE NË KUADËR TË ORGANIZATËS KRIMINALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 20, 2025
  • 1 min read

Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Serxho Nikolli, me moshë 25 vjeç, banues në Shën Koll.

 

Ai ishte i shpallur në kërkim policor nga autoritetet italiane të drejtësisë penale i akuzuar si i përfshirë në organizatë kriminale, veprimtaria kriminale e së cilës ishte e përqendruar në trafiqe narkotikësh.

 

Njoftim | Lezhë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Terni", vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Kapet në Lezhë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, një 25-vjeçar, i akuzuar nga autoritetet italiane, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë operacionit të koduar "Terni”, kanë kapur në qytetin e Lezhës dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin S. N., 25 vjeç, banues në Shënkoll.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi akuzohet nga Gjykata e Ternit, Itali, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

 

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page