U ARRESTUA PETRIT LUFI | AKUZOHET SE DHUNONTE BASHKËSHORTEN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 26, 2024
- 2 min read
Fshati Toplane, Shkodër, Shqipëri | Z. Petrit Lufi, me moshë 50 vjeç, u arrestua nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit.
Ai akuzohet se dhunonte bashkëshorten (si pasojë ndikoheshin edhe fëmijët, të cilët, ndiheshin të traumatizuar).
Pas denoncimit, policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka dënuar arrestuar shtetasin Petrit Lufi.
Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar, 2 mjete prerëse (sëpatë dhe thikë), me të cilat dyshohet se z. Lufi kanoste me jetë bashkëshorten dhe fëmijët.
Njoftim | Dhunoi bashkëshorten dhe 4 fëmijët e tyre të mitur, si dhe i kanosi ata për jetën, me mjete prerëse, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 50-vjeçari, P. L.
Sekuestrohen 2 mjete prerëse (sëpatë dhe thikë). Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se një shtetas dhunonte dhe kanoste, bashkëshorten dhe 4 fëmijët e mitur, në banesën e tyre, në fshatin Toplane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.
Si rezultat është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i rastit, shtetasi P. L., 50 vjeç.
Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 mjete prerëse (sëpatë dhe thikë), me të cilat i arrestuari kanoste për jetën, bashkëshorten dhe fëmijët.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




























Comments