U ARRESTUA MENDIM DOMI | AKUZOHET SE MASHTRONTE TË HUAJT PËR INVESTIME NË KRIPTOVALUTA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 2, 2023
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Z. Mendim Domi, 30 vjeç, u arrestua nga strukturat e policisë vendore, sepse ishte shpallur në kërkim policor për mashtrim kompjuterik, mbështetur mbi një vendim penal të GJKKO*. *Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka shqiptuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Z. Domi akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka mashtruar shtetas të huaj, duke i bindur që të investonin shuma të ndryshme të hollash në kriptovaluta, të cilat, më pas janë përvetësuar nga anëtarët e grupit kriminal. NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT. Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Team”.
Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua shtetasi në kërkim M., D., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka mashtruar shtetas të huaj, duke i bindur që të investojnë në kriptovaluta, shuma të ndryshme parash, të cilat më pas i kanë përvetësuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments