top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA EDMOND ZOGO | AKUZOHET PËR TRAFIKIM AUTOMJETESH TË VJEDHURA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 21, 2023
  • 1 min read

Fier, Shqipëri | Z. Edmond Zogo, me moshë 55 vjeç, u arrestua nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit.


Ai akuzohet si bashkëpunëtor për trafikimin në Shqipëri të automjeteve të vjedhura në Itali dhe në Gjermani, dhe për pajisjen e tyre me dokumente false.


Në kërkim policor u shpallën edhe tre bashkëpunëtorët e tij, dy banues në Berat, dhe një në Itali (qytetar italian).


Në bashkëpunim me njëri tjetrin ndërhynin në shasinë e mjeteve dhe paraqitnin dokumente false për to me qëllim për t’i shitur më pas në Shqipëri.


Në kuadër të operacionit “Long Way”, janë sekuestruar 2 automjete të vjedhura, kamper, dhe tip “Fiat”, prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 120 mijë €. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page