top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI PRANË SELISË SË AGJENCISË QENDRORE TË INTELIGJENCËS (CIA) NË VIRXHINIA | NJË I PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 22, 2025
  • 2 min read

Virxhinia, Amerikë | Zyrtarët e zbatimit të ligjit pranë hyrjes së selisë së Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Langli (Langley), Virxhinia, shtinë me armë zjarri ndaj një burri të armatosur, i cili, u plagos nga një e shtënë mbrëmjen e së hënës”, tha Byroja Federale e Hetimit (FBI) në një deklaratë.

 

Sipas FBI-së, burri doli nga automjeti i tij, u përlesh me oficerët e zbatimit të ligjit dhe u plagos rreth orës 6 të mbrëmjes.

 

Pas episodit, i cili, u raportua më parë nga transmetuesi televiziv “NBC News”, burri u dërgua në spital.

 

Spitali nuk u identifikua.

 

FBI-ja i merr seriozisht të gjitha incidentet me të shtëna që përfshijnë agjentët tanë ose anëtarët e task forcës”, tha znj. Samantha Shero, oficere e çështjeve publike për Zyrën e FBI-së në Uashington.

 

Procesi i shqyrtimit është i plotë dhe objektiv, dhe kryhet sa më shpejt të jetë e mundur në përputhje me rrethanat”, tha ajo.

 

Një zëdhënës i CIA-s tha se selia e agjencisë mbeti e siguruar dhe ia referoi çështjen FBI-së, e cila, publikoi detaje të kufizuara.

 

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ndonjë agjent apo oficer u plagos.

 

Kampusi i sigurt, në Langli (Langley), Virxhinia, i ka shërbyer agjencisë që nga viti 1961.

 

I mbyllur për publikun e gjerë, kompleksi është i arritshëm vetëm për ata që kanë leje sigurie ose me marrëveshje të veçantë.

 

Faqja e internetit e CIA-s ofron ture virtuale të 32 vendeve në kompleks, nga skulptura e jashtme Kryptos me një mesazh të koduar deri te një bust i ish-presidentit Xhorxh (George) HW Bush, i cili, shërbeu si drejtor i CIA-s nga muaji janari i vitit 1976 deri në muajin janar të vitit 1977.

 

Kompleksi u emërua sipas tij në vitin 1999.

 

Vetëm muajin e kaluar, një shofer i vetëm përplasi oficerët në Kapitol, ndërsa masat e rrepta të sigurisë të vendosura pas trazirave të 6 janarit kishin filluar të dobësoheshin përreth.

 

Një oficer vdiq dhe një tjetër u plagos.

 

Episodi i së hënës në selinë e CIA-s i bëri jehonë të shtënave të vitit 1993 rreth kampusit, kur një pakistanez vrau dy punonjës të CIA-s të cilët u ndaluan në trafik jashtë selisë së agjencisë.

 

Burri, Mir Aimal Kasi, i cili, plagosi edhe tre të tjerë, më vonë tha se ishte i tërbuar nga aktiviteti i CIA-s në Pakistan dhe në vende të tjera islamike.

 

Ai u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në vitin 2002, pasi i shpëtoi ndjekjes penale për vite me radhë në Pakistan.

 

Virxhinia që atëherë e ka hequr dënimin me vdekje.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page