TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË FSHATIN SHKABAJ; PRISHTINË | U ARRESTUA ALBAN IBRAHIMI; U PROCEDUA PENALISHT NË GJENDJE TË LIRË ARTON BAJGORA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 25
- 1 min read

Fshati Shkabaj, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Alban Ibrahimi, me moshë 41 vjeç.
Proceduan penalisht në gjendje të lirë:
1- Z. Arton Bajgora.
Veprimet proceduriale penale ndaj tyre u kryen sepse:
1- Rreth orës 12:30, të datës 24 maj 2025, pati të shtëna me armë zjarri.
Në funskion të zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes kriminale u intervistua:
1- Z. Alban Ibrahimi, me moshë 41 vjeç, për shkak se në automjetin e tij u konstatuan shenja nga të shtënat me armë zjarri.
2- Z. Arton Bajgora, me moshë 43 vjeç (i cili dyshohet se ishte dëshmitar në çastin e kryerjes së aktit kriminal).
Në funksion të zbardhjes dhe dokumentimit shkresërisht të ngjarjes kriminale filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Armëmbajtje pa leje”.
2- “Përdorim i armës së zjarrit”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments