top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TË PAKTËN 6 TË VDEKUR NGA PËRMBYTJET NË TEKSAS; MES TË ZHDUKURVE KA EDHE FËMIJË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Hjuston, Teksas, Amerikë | Të paktën gjashtë veta kanë vdekur dhe të tjerë rezultojnë të zhdukur në përmbytjet në Teksas”.


Mediat amerikane raportuan këtë, ndërsa autoritetet vendore theksuan se midis të zhdukurve ka edhe fëmijë, pasi përmbytjet goditën një zonë kampi veror.


Numri i të vdekurve mbetet i pasigurt”, tha z. Rob Keli (Kelly), shefi i autoriteteve të Qarkut Kerr.


Po përpiqemi të identifikojmë njerëzit që vdiqën në përmbytjet shumë shkatërruese dhe vdekjeprurëse. E dimë që disa fëmijë mungojnë. Por nuk jemi të sigurt për numrin”, tha ai.


Autoritetet e Qarkut Kerr u bënë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të mos e vënë veten në rrezik dhe të pengojnë punën e ekipeve të shpëtimit që po kërkojnë persona të zhdukur.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page