top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës: PËRMBYTJE NË TEKSAS DHE VIRXHINIAN PERËNDIMORE; 15 TË VDEKUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 17
  • 1 min read
ree

Teksas, Amerikë | Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje shkatërruese në Teksas dhe Virxhinian Perëndimore gjatë fundjavës, duke vrarë të paktën 13 veta në San Antonio dhe tre në Virxhinian Perëndimore, përfshirë një djalë 3-vjeçar.


Disa persona janë ende të zhdukur dhe autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe kanë mobilizuar Gardën Kombëtare për operacione shpëtimi.


Përmbytjet goditën zonën e San Antonios të enjten, ku ranë 15.5 cm shi, duke përfshirë rreth 10.1 cm në një orë”, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.


Guvernatori i Virxhinias Perëndimore Petrik Morisei (Patrick Morrisey) ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për Qarkun e Ohajos.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page