TË PAKTËN 16 CIVILË JANË VRARË QË NGA AGIMI NË GAZË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 12
- 2 min read

Gazë | Të paktën 16 palestinezë, përfshirë disa gra dhe fëmijë, u vranë dhe të tjerë u plagosën në sulmet ajrore izraelite që goditën disa zona të Rripit të Gazës në orët e para të mëngjesit të sotëm, sipas burimeve mjekësore të cituara nga agjencia palestineze e lajmeve “Wafa”.
Dje, të paktën 30 persona humbën jetën në Rrip, sipas Mbrojtjes Civile Palestineze, kryesisht ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihma ushqimore.
Këtë mëngjes, një nënë dhe tre fëmijët e saj u vranë në një sulm izraelit në një zonë banimi pranë Universitetit Islamik në qytetin perëndimor të Gazës.
Katër gra të tjera u vranë dhe 10 të tjera u plagosën në një sulm të veçantë në një shtëpi pranë shkollës Jafa (Yaffa), gjithashtu në qytetin e Gazës.
Dy persona u vranë në një sulm ajror që goditi një apartament në lagjen Sheikh Raduan në pjesën lindore të qytetit.
Në Gazën qendrore, një fëmijë u vra dhe disa të tjerë u plagosën pasi një aeroplan luftarak izraelit bombardoi një shtëpi pranë shkollës Al-Hassaina në kampin e refugjatëve Nuseirat.
Në Deir al-Balah, një sulm me dron në një kamp refugjatësh në Al-Manasra vrau një familje të tërë: një burrë, gruan e tij dhe fëmijët e tyre, sipas burimeve lokale.
Ndërkohë, ekipet e mbrojtjes civile gjetën trupat e dy viktimave të tjera në zonën Sheikh Nasser të Kan Junisit (Khan Younis). Mbetjet e tyre u transferuan në Kompleksin Mjekësor Nasser.
Dje, të paktën dhjetë persona u vranë nga zjarri i ushtrisë izraelite ndërsa prisnin të merrnin ndihmë humanitare pranë Rafah-ut, në Gazën jugore.
Një vajzë dhe një grua u vranë në dy sulme ajrore izraelite në qytetet e Gazës dhe Kan Junisit, në veri dhe jug të territorit.
Ushtria izraelite tha në një deklaratë se shkatërroi një qelizë terroriste në Kan Junis ditët e fundit, duke sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake dhe duke shkatërruar një tunel afërsisht një kilometër të gjatë.
Gjithashtu njoftoi vrasjen e një udhëheqësi të Xhihadit Islamik, Fadl Abu al-Ata, në Shujaia, në lindje të qytetit të Gazës, si dhe një luftëtari tjetër nga grupi i armatosur palestinez.
Sipas ushtrisë, Fadl Abu al-Ata koordinoi sulme të shumta kundër trupave izraelite dhe mori pjesë në sulmin e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, i cili, shkaktoi luftën.
Duke pasur parasysh kufizimet e medias në Rripin e Gazës dhe vështirësitë e aksesit në territor, nuk ishte e mundur të verifikoheshin në mënyrë të pavarur raportet dhe pretendimet e palëve të ndryshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments