top of page
E BARDHË SHIRIT.png

5 USHTARË IZRAELITË TË KËMBËSORISË U VRANË DHE 14 TË TJERË MBETËN TË PLAGOSUR NË GAZËN VERIORE | NJË BOMBË SHPËRTHEU NDËRSA PO KALONIN NË NJË RRUGË NË BEIT HANUN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 8
  • 1 min read
ree

Gazë | Pesë ushtarë u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën dje nga një pajisje shpërthyese në Beit Hanun, në veri të Rripit të Gazës”.


Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) e njoftuan këtë sot, duke cituar mediat në shtetin hebraik.


IDF-ja deri më tani ka publikuar të dhënat personale vetëm të dy prej viktimave, të dy 20 vjeç që shërbejnë në batalionin Netzah Jehuda (Yehuda) të brigadës Kfir: rreshterët Meir Shimon Amar dhe Moshe Nissim Freç (Frech).


Emrat e ushtarëve të tjerë të vdekur do të publikohen më vonë”, tha IDF-ja.


Sipas një hetimi paraprak të IDF-së, ushtarët e këmbësorisë u goditën nga një bombë buzë rrugës pak pas orës 22:00 dje gjatë operacioneve tokësore në Beit Hanun.


Ushtarët po vepronin në këmbë dhe nuk ishin në një automjet. Gjatë përpjekjeve për të nxjerrë të plagosurit, forcat izraelite u qëlluan në zonë, sipas të njëjtit hetim.


Nga 14 të plagosurit, dy janë në gjendje të rëndë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page