top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TË BASHKUAR PAS PËRÇARJES | PAPA LEO XIV-të DHE MBRETI KARL (CHARLES) I MBRETËRISË SË BASHKUAR U LUTEN SË BASHKU PAS 500 VITESH NDARJEJE TË KISHAVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 6 min read
ree

Vatikan | Një faqe historie u shkrua në Kapelën Sistine.

 

Një Papë dhe një Mbret i Anglisë u lutën së bashku pas pesë shekujsh, në momentin kur Henri VIII vendosi të shkëputej nga Kisha e Romës.

 

Papa Leo XIV-të dhe Mbreti Karl (Charles) III përurojnë një kapitull të ri në marrëdhëniet midis katolikëve dhe anglikanëve pas 500 vjetësh.

 

Është fryt i një dialogu ekumenik që, pavarësisht disa vështirësive, nuk është ndalur kurrë në vitet e fundit.

 

Ky ishte momenti simbolik i vizitës shtetërore të Mbretit Karl (Charles) dhe Mbretëreshës Kamila (Camilla) në Vatikan.

 

Një ditë e vetme kushtuar ekumenizmit dhe mjedisit, tema të dashura për Selinë e Shenjtë dhe Kurorën Britanike.

 

Por ishte gjithashtu një moment diskutimi mbi paqen dhe varfërinë, çështje të tjera në plan të parë si për Vatikanin ashtu edhe për Pallatin e Baginhamit (Buckingham).

 

Për Mbretin Karl III dhe Mbretëreshën Kamila, vizita në Vatikan, pas përshëndetjes së tyre private me Papa Françeskun më 10 prill, i cili, ishte shumë i sëmurë, është gjithashtu një ajër i pastër nga skandalet që trondisin ciklikisht familjen mbretërore, siç është ai më i fundit që përfshin Endrjun (Andrew), vëllain e mbretit.

 

Për Papën, është një mundësi për të forcuar më tej aleancën e tij me anglikanët, sepse dialogu ndërfetar mbetet një gur themelor në ndërtimin e një bote më paqësore.

 

Ndër simbolet që do të mbeten nga këto ditë janë dy orkide të bardha të shkëmbyera në Sallën Rexhia (Sala Regia).

 

Por Mbreti Karl III dhe Papa Leo XIV-të shkëmbyen edhe dhurata të tjera dhe, mbi të gjitha, nderime.

 

Që nga sot e tutje, Mbreti do të jetë Vëllai Mbretëror në Shën Pal dhe Papa Vëllai Papnor i Kapelës së Shën Gjergjit në Kështjellën Uindsor (Windsor).

 

Froni i Shën Palit, i bërë prej druri arre dhe panje për këtë rast, gjithashtu mbetet, por do të mbetet përgjithmonë në bazilikë dhe mund të përdoret nga Mbreti Karl III dhe pasardhësit e tij sa herë që ka një funksion ekumenik në bazilikën papnore.

 

Familja mbretërore mbërriti në Vatikan rreth orës 11:00 të paradites.

 

Mbreti ishte veshur me blu të çelët, mbretëresha me të zeza, në përputhje me protokollin; asaj nuk i ishte dhënë privilegji i të bardhës, i rezervuar vetëm për mbretëreshat katolike.

 

Mbreti Karl III shikoi përreth dhe admiroi bukurinë e Pallatit Apostolik.

 

Duke folur me Papa Leo XIV-të ai e përshkroi veten si të emocionuar dhe entuziast për këtë vizitë.

 

Kjo klimë miqësie dhe përzemërsie përforcohet më tej nga gjuha e përbashkët, anglishtja, në të cilën zhvillohen të gjitha takimet, me një hapësirë ​​të rezervuar ekskluzivisht për latinishten, e përdorur për të lutur psalmet në liturgji.

 

Sovranët mbërritën në Romë për të nderuar Jubileun e Katolikëve, siç bëri Mbretëresha Elizabeta në vitin 2000, dhe hynë në Bazilikën e Shën Palit gjatë ngjarjes së pasdites, duke kaluar nëpër Derën e Shenjtë.

 

Kështu, ata, anglikanët, përsërisin një gjest që miliona pelegrinë katolikë e kanë bërë në këtë Vit të Shenjtë kushtuar shpresës.

 

Në momentin më politik të ditës, takimin midis Mbretit Karl (Charles) III dhe Sekretarit të Shtetit të Vatikanit Pietro Parolin, të shoqëruar nga anglezi Imzot Poll Riçërd Gallagër (Paul Richard Gallagher), dolën në pah temat mbi të cilat do të vazhdohej dialogu:

 

U zhvillua një shkëmbim pikëpamjesh mbi disa çështje me interes të ndërsjellë”, thuhet në deklaratën zyrtare të Selisë së Shenjtë, si mbrojtja e mjedisit dhe lufta kundër varfërisë.

 

Vëmendje e veçantë iu kushtua angazhimit të përbashkët për të promovuar paqen dhe sigurinë përballë sfidave globale.

 

Së fundmi, duke kujtuar historinë e Kishës në Mbretërinë e Bashkuar, pati një reflektim të përbashkët mbi nevojën për të vazhduar promovimin e dialogut ekumenik.

 

Dita e familjes mbretërore përfundoi në Kolegjin Bede.

 

Mbreti Karl III mori pjesë në një pritje, ndërsa Mbretëresha Kamila (Camilla) u takua me Motrat e UISG-it, të cilat janë të përkushtuara për të lehtësuar vuajtjet e më të prekshmëve në botë, duke filluar me viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore.

 

Mbreti Karl III mori pjesë në shërbesën ekumenike në Kishën e Shën Palit jashtë mureve, i ulur në një fron të krijuar posaçërisht.

 

Froni mban stemën e Madhërisë së Tij, së bashku me moton latine Ut unum sint - Që ata të jenë një, një citat nga kapitulli 17 i Ungjillit të Shën Gjonit.

 

Motoja është e ngjashme në kuptim me atë të zgjedhur nga Papa Leo XIV-të In Illo uno unum - në një Zot, ne jemi një.

 

Froni do të mbetet në bazilikë për të gjithë monarkët e ardhshëm britanikë.

 

Gjatë shërbesës, u shprehën lutje që udhëheqësit e kishës të mund të udhëheqin rrugën për liri, drejtësi, të vërtetë dhe për Tokën, shtëpinë tonë të përbashkët, britmën e së cilës e dëgjojmë.

 

Leximi gjatë shërbesës ekumenike në Kapelën Sistine, me Papa Leo XIV-të, Mbretin Karl III dhe Mbretëreshën Kamila ishte marrë nga Letra e Shën Palit drejtuar Romakëve dhe përqendrohej te shpresa, tema e Jubileut, arsyeja e kësaj vizite shtetërore të familjes mbretërore britanike në Vatikan.

 

Pasazhi u lexua nga znj. Ivet Kupër (Yvette Cooper), Sekretare e Shtetit për Punët e Jashtme.

 

Liturgjia alternohej midis latinishtes dhe anglishtes.

 

Mbreti Karl III vizitoi Kolegjin Papnor Bede, ndalesën e tij të fundit në Romë.

 

Një çaj pasdite para kthimit në Mbretëri.

 

Mbreti Karl III, në ndalesën e tij të fundit në ditën e dytë të vizitës së tij shtetërore në Romë, pasi vizitoi Vatikanin dhe Bazilikën e Shën Palit, mori pjesë në një pritje në Kolegjin Papnor Bede.

 

I shoqëruar nga Mbretëresha Kamilla, ai u prit nga Imzot Mark Kasidei (Cassidy), Rektor i Kolegjit Papnor Skocez, Imzot Markus Houlden (Marcus Holden), Rektor i Kolegjit Papnor Bede, Anabel Inge, Zëvendës Shefe e Misionit të Ambasadës Britanike në Selinë e Shenjtë, dhe Kristofër (Christopher) Trott, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Selinë e Shenjtë.

 

Madhëria e Tij mori pjesë në një pritje në kopshtet e kompleksit ku takoi disa figura fetare, përfshirë disa grupe priftërinjsh praktikantë nga e gjithë Komonuelthi, si dhe qytetarë britanikë që punojnë në Vatikan, duke biseduar miqësisht me ta gjatë një filxhani çaji.

 

Në të njëjtën kohë, Mbretëresha Kamilla u takua me disa murgesha.

 

Mbreti më pas zbuloi një pllakë përkujtimore në vizitën e tij - e cila zgjati afërsisht dyzet minuta - dhe përfundoi duke ujitur një pemë portokalli të mbjellë me rastin e vizitës.

 

Kolegji Papnor Bede është një seminar për formimin e priftërinjve të Komonuelthit dhe shtëpia e përkohshme e Kolegjit Papnor Skocez, seminari për formimin e priftërinjve për Skocinë.

 

Paqja, varfëria dhe mjedisi ishin ndër temat e vizitës shtetërore në Vatikan nga monarkët anglezë. Pas takimit me Papa Leo XIV-të, Mbreti Karl III u takua me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit.

 

Gjatë diskutimeve të përzemërta në Sekretariatin e Shtetit, duke shprehur vlerësimin për marrëdhëniet e mira ekzistuese dypalëshe, pati një shkëmbim pikëpamjesh mbi disa çështje me interes të ndërsjellë, të tilla si - siç thuhet në një deklaratë - mbrojtja e mjedisit dhe lufta kundër varfërisë.

 

Vëmendje e veçantë iu kushtua angazhimit të përbashkët për të promovuar paqen dhe sigurinë përballë sfidave globale.

 

Së fundmi, duke kujtuar historinë e Kishës në Mbretërinë e Bashkuar, pati një reflektim të përbashkët mbi nevojën për të vazhduar promovimin e dialogut ekumenik.

 

Takimi në Vatikan dhe shkëmbimi i dhuratave.

 

Mirë se vini, ishte mënyra se si Papa Leo XIV-të e përshëndeti Mbretin Karl III pasi e priti në Pallatin Apostolik.

 

Sovrani e përshkroi veten si të emocionuar dhe entuziast.

 

Përpara se të hynte në Bibliotekën Private për takimin e tij me Leon, sovrani anglez eci nëpër korridoret e Pallatit Apostolik, duke hedhur shpesh një vështrim anash dhe lart, dukshëm i mahnitur nga bukuria e ndërtesës.

 

Përpara se të luteshin në Kapelën Sistine, Papa Leo XIV-të dhe Mbreti Karl shkëmbyen dhurata në fund të takimit të tyre në Bibliotekë.

 

Mbreti Karl (Çarls) i dhuroi Papës një fotografi të madhe argjendi dhe një ikonë të Shën Eduardit Rrëfyesit.

 

Papa Leo XIV-të gjithashtu i dhuroi sovranit anglez një riprodhim në shkallë të mozaikut të Krishtit Pantokrator në Katedralen Normane të Cefalusë, Siçili.

 

Mozaiku u krijua në Vatikan.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page