top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA LEO XIV-të: FAJDEJA ËSHTË MËKAT I RËNDË; AJO I SKLLAVËRON NJERËZIT; ËSHTË BARRË QË I MBYT FAMILJET; MUND TË ÇOJË NË VETËVRASJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 18
  • 1 min read
ree

Vatikan | Papa Leo XIV-të e quajti fajdenë mëkat të rëndë.


Sa larg Zotit është qëndrimi i atyre që i shtypin njerëzit deri në atë pikë sa i skllavërojnë!


Është një mëkat i rëndë, ndonjëherë shumë i rëndë, sepse nuk mund të reduktohet në një çështje të thjeshtë llogaridhënieje.


Fajdeja mund të sjellë krizë në familje, mund ta lodhë mendjen dhe zemrën deri në atë pikë sa ta çojë dikë ta konsiderojë vetëvrasjen si të vetmen rrugëdalje”, tha Papa Leo XIV-të në audiencën e tij me Këshillin Kundër Fajdesë.


Ekziston një lloj fajdeje që me sa duket dëshiron të ndihmojë ata që janë në vështirësi financiare, por që shpejt zbulohet për atë që është një barrë mbytëse”, tha Papa Leo XIV-të.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page