TURQI (TÜRKIYE) | GAZETARËVE OPOZITARË TURQ PO U NDALOHET HYRJA NË SAMITIN E ANKARASË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 49 minutes ago
- 1 min read
Ankara, Turqi (Türkiye) | “Dhjetëra gazetarë turq nuk kanë marrë akreditim për samitin e NATO-s në kryeqytetin turk, Ankara, muajin e ardhshëm”.
Kështu raportuan shoqatat e mediave dhe gazetarëve.
Turqia do të presë 32 udhëheqës të NATO-s, si dhe zyrtarë nga partnerët e aleancës në Gjirin Persik dhe rajonin e Azi-Paqësorit, më 7-8 korrik.
Gazeta opozitare “Cumhuriyet” dhe transmetuesit opozitarë “Sözcü” dhe “Halk TV” njoftuan se nuk kishin marrë akreditim.
“Refuzimi i kërkesave për akreditim nga një numër i madh mediash është shqetësues për sa i përket lirisë së shtypit”, tha Shoqata e Gazetarëve Turq në një deklaratë.
Organizata “Reporterët pa Kufij” kritikoi përjashtimin e disa gazetarëve turq nga samiti i NATO-s.
“Një numër i madh mediash turke, përfshirë gazetarë të njohur, nuk u akredituan dhe për këtë arsye u përjashtuan nga samiti”, denoncoi përfaqësuesi i organizatës në Turqi, Erol Önderoğlu, duke komunikuar me agjencinë gjermane të lajmeve (Dpa).
Organziata jo-qeveritare Human Rights Watch (HRW) akuzon qeverinë turke se po abuzon me ligjet antiterrorizëm për të heshtur njerëzit përpara samitit të NATO-s.
“Kjo është kundër vlerave themeluese të aleancës”, tha zv.drejtori i HRW për Evropën dhe Azinë Qendrore, Benjamin Uard (Ward).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments