TUNIZI: ÇMONTOHET NJË GRUP KRIMINAL I SPECIALIZUAR NË TRAFIKIMIN E QENIEVE NJERËZORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 10, 2024
- 1 min read
Tunis, Tunizi | Në Tunizi, autoritetet arritën të çmontojnë një rrjet kriminal ndërkombëtar, që ishte i specializuar në trafikimin e qenieve njerëzore.
Katër persona të akuzuar për lehtësimin e hyrjes dhe daljes klandestine të emigrantëve nën-Sahari, në territorin tunizian, janë në pranga në Sfaks (Sfax).
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Gardës Kombëtare të Tunizisë, duke nënvizuar se grupi kriminal ishte i specializuar për organizimin e kalimeve të emigrantëve nën-Saharianë nga kufijtë tokësorë me Algjerinë, drejt rajonit Sfaks (Sfax), për të qenë më pas pjesë e operacioneve të migrimit të paligjshëm përmes detit.
Të katërt janë ndaluar dhe janë sjellë para gjykatës me urdhër të prokurorisë.
Ndaj tyre janë lëshuar urdhër-arreste, dhe janë sekuestruar mjetet e transportit të emigrantëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




























Comments