top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TRURI I TRANSFORMON EMOCIONET NË VEPRIME FALË LIDHJES MIDIS DY ZONAVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read
ree

Xhenovë, Itali | Truri i transformon emocionet në veprime të afta për të komunikuar gjendjen emocionale të atyre që i kryejnë ato.


Në bazë ekziston një rrugë me dy drejtime, në të cilën sinjalet udhëtojnë në të dy drejtimet, e cila, lidh dy zona të ndryshme, insulën dhe korteksin premotor.


Zbulimi, i bazuar në pamjet e marra përmes imazherisë me rezonancë magnetike funksionale, është rezultat i një studimi ndërkombëtar të botuar në revistën e Akademisë Kombëtare Amerikane të Shkencave, Pnas.


Italia e koordinoi studimin me Universitetin e Parmës (Instituti i Neuroshkencës i Këshillit Kombëtar të Kërkimit në Parmë dhe Instituti Italian i Teknologjisë në Xhenova bashkëpunuan).


Zakonisht, njerëzit kryejnë veprime me një valencë pozitive ose negative në varësi të humorit të tyre dhe mënyrës se si ndihen në atë moment të veçantë, në mënyrë që të shprehin emocionet e tyre nga jashtë.


Për të kuptuar se çfarë ndodh në tru në këto situata, studiuesit e udhëhequr nga z. Xhuzepe Di Çezare (Giuseppe Di Cesare) i Universitetit të Parmës dhe IIT, Xhakomo Ricolati (Giacomo Rizzolatti) i CNR-IN dhe Universiteti i Parmës, rekrutuan vullnetarë dhe regjistruan aktivitetin e tyre të trurit në mënyrë jo-invazive duke përdorur imazhe me rezonancë magnetike funksionale.


Të dhënat e marra tregojnë se insula, e cila, është e lidhur me përpunimin e emocioneve dhe ndërgjegjësimin për trupin, është e para që aktivizohet.


Informacioni më pas udhëton prej andej në korteksin premotor, i cili, është i përfshirë në planifikimin e lëvizjeve, duke e ndihmuar atë të zgjedhë veprimet më në përputhje me emocionet e ndjera.


Kur ndërmerrni veprime, janë komandat e prodhuara nga korteksi premotor që ndikojnë në insulë, ndoshta duke ofruar reagime mbi efektivitetin e asaj që po bëni.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page