top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TRONDITET SPANJA: 440 MIJË RASTE ABUZIMI NGA KLERIKËT E KRISHTERË NË 50 VITET E FUNDIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 27, 2023
  • 1 min read

Madrid, Spanjë | 1.13% e popullsisë së rritur spanjolle deklaroi se ka vuajtur nga abuzimi seksual.


Rezultatet e sondazhit të porositur nga komisioni hetimor i nisur nga Parlamenti spanjoll, dhe i menaxhuar nga institucioni i Ombudsmanit, në lidhje me abuzimin seksual në vend, brenda Kishës, janë të habitshme.


Përafërsisht 440 mijë njerëz, pra 1,13% e popullsisë së rritur, deklaruan se kanë pësuar abuzim seksual, në një kontekst kishtar; 0.6% thanë se kishin qenë viktimë e një prifti katolik, apo subjekti fetar në 50 vitet e fundit.


Për më tepër, gjysma e rasteve, pra rreth 200 mijë, kanë të bëjnë me të mitur.


Hetimi zgjati 15 muaj, dhe doli nga një investigim gazetaresk i entit mediatik spanjoll Vendi (El Pais).


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page