top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TRAZIRAT NË BURGUN E EKUADORIT LANË MBI 17 TË VDEKUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 26
  • 1 min read
ree

Kuito, Ekuador | Të paktën 17 veta u vranë në një trazirë burgu në qytetin verior të Ekuadorit, Esmeraldas, pranë kufirit me Kolumbinë”, tha të enjten agjencia e burgjeve të vendit.


Autoritetet po kryejnë hetimet përkatëse për të sqaruar se çfarë ka ndodhur”, shtoi agjencia.


Trazirat vijnë pas një shpërthimi tjetër vdekjeprurës në fillim të kësaj jave në një burg në Ekuadorin jugor, ku u vranë 14 veta.


Ekuadori është përballur me një valë dhune në burgje vitet e fundit, me qindra të burgosur të vrarë.


Qeveria e Presidentit Daniel Noboa, e cila, është zotuar të godasë krimin, fajëson për trazirat bandat që konkurrojnë për territor dhe kontroll brenda sistemit të burgjeve.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page