top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TRANSKRIPTIMET E BISEDAVE TË ZHVILLUARA MES ERALBI BREÇANIT DHE ERGYS DASHIT NË SKY ECC.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 30, 2023
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | U publikuan sot meteriale penale të nxjerra nga dosja penale në ngarkim të grupit të strukturuar kriminal që u godit nga Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gjatë operacionit “Dajlok”, ku u lëshuan 11 urdhër-arreste, nga të cilët, u arrestuan 4 persona, 6 të tjerë u shpallën në kërkim policor, dhe 1 u vendos në masë sigurimi personal “detyrim paraqitje”. PJESË NGA TRANSKRIPTIMI I BISEDAVE TË ZHVILLUARA MIDIS TË DYSHARVE SI KEQBËRËS ORDINERË. Z. Eralbi Breçani: A do bëj noj punë o çuna? Z. Ergys Dashi: Tre punë menjëherë. Z. Besmir Murtati: Po nisem lekët Brazil, e bën këtë javë punën, e nis… Z. Ismail Zeneli: Mirë jeni… Z. Besmir Murtati: Mir daj, duke ngrënë mish të thatë. Z. Ergys Dashi: Për këtë javë po flasim, por jemi t’u prit një konfirmim të saktë më mir deri nesër nga daja… Z. Besmir Murtati: Ç’a me bo, okay ta konfirmojë daja. Dhe nëse thu e nis këtë javë. Daja do dhe ne do nisim lekët. Ama duhet me nis… Z. Eralbi Breçani: Se na ka ra zverdhca… Z. Ergys Dashi: Po këtu mallin s’ta jep njeri. Të vret malli shumë se kushton. Z. Ismail Zeneli: Nga Ekuadori u dorëzove apo si është puna? Z. Eralbi Breçani: Unë lekë s’kam asnjë, i fut Kukësi për mu. Në ECU nuk dorëzohet kollaj dajlok. Z. Besmir Murtati: Joo… Z. Ergys Dashi: Jo mer daj si u dorëzokam unë. Unë atje kam bandën time ahaha. Të thashë që po nxjerrin kutiat e kompanisë aty. Z. Eralbi Breçani: Se në Anvers m’u ka këput shpresa me pa Euro me sy… Z. Ergys Dashi: Unë në Ekuador e mbaj veten të fortë gjasme. Si me u dorëzu aty… (Z. Ergys Dashi u vra në Ekuador në një sulm me armë zjarri më 22 janar të vitit 2022). Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page