TRAMP: GJYQTARI MA MORI LIRINË E FJALËS | MANIPULON VOTËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 30, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Gjyqtari ma hoqi të drejtën kushtetuese për lirinë e shprehjes. Ky gjyq është i manipuluar dhe duke ma hequr fjalën e lirë, ky gjyqtar kontrovers po manipulon zgjedhjet e 2024-ës. Ndërhyrje në zgjedhje”, deklaroi z. Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin e tij social “Truth”.
Ish-presidenti u gjobit sot me 9 mijë dollarë për shkeljen e limiteve të vendosura ndaj komenteve të tij për juristët dhe dëshmitarët.
Gjykatësi Juan Merkan (Merchan) paralajmëroi z. Tramp (Trump) për mundësinë e dërgimit në burg nëse shkeljet vazhdojnë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















