TRAGJEDI NË UASHINGTON: PËRPLASJA MES NJË AVIONI DHE NJË HELIKOPTERI USHTARAK LA TË PAKTËN 19 TË VDEKUR NË LUMIN POTOMAK | DERI MË TANI VETËM KATËR TË MBIJETUAR: SHKAQET JANË ENDE TË PANJOHURA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 30
- 4 min read

Uashington, Amerikë | Aksident mes një avioni rajonal dhe një helikopteri ushtarak mbrëmjen e së mërkurës mbi lumin Potomak (Potomac), mbi qiejt e Uashingtonit, një nga zonat ajrore më të ngarkuara dhe më të monitoruara në botë, pak kilometra larg Shtëpisë së Bardhë, Kapitolit dhe Pentagonit.
Për momentin, vetëm katër nga 64 personat që udhëtonin në bordin e avionit janë shpëtuar.
Autoritetet amerikane kanë gjetur të paktën 19 trupa, raporton transmetuesi SiBiEs (CBS), duke cituar një burim të zbatimit të ligjit të njohur me operacionet.
Fluturimi i tragjedisë është American Eagle 5342, i operuar nga PSA Airlines me një avion Crj-700 për llogari të American Airlines.
Ai ishte larguar nga Wichita, Kansas, praktikisht plot dhe ishte nisur për në aeroportin Ronald Reagan, më i vogli dhe më afër nga dy aeroportet e kryeqytetit.
Pas aksidentit ai u mbyll dhe të gjitha fluturimet u devijuan.
Z. Xhek Potër (Jack Potter), president dhe CEO i Autoritetit të Aeroporteve Metropolitane të Uashingtonit, njoftoi në një konferencë për shtyp se aeroporti Regan do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në orën 11 të mëngjesit me orën lokale (5 pasdite me orën shqiptare) të enjten.
“Nuk do të ketë asnjë ndikim në aeroportin tjetër të zonës së Uashingtonit, Aeroportin Ndërkombëtar Dulles”, tha ai.
Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) ishte i informuar plotësisht për këtë aksident të tmerrshëm dhe, duke iu referuar pasagjerëve, tha me pesimizëm, Zoti i bekoftë shpirtrat e tyre, përpara se ta quante aksidentin të shmangshëm.
Aeroplani ishte në një linjë të përsosur dhe rutinë të afrimit me aeroportin.
Helikopteri po shkonte drejt e drejt aeroplanit për një periudhë të gjatë. Ishte një natë e kthjellët, dritat e avionit ishin ndezur.
Shkaqet e katastrofës nuk dihen ende: mes hipotezave, një gabim njerëzor ose një problem teknik, por zyrtarët e FBI-së kanë përjashtuar indikacionet për terrorizëm.
Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00, kur avioni rajonal ishte duke u ulur dhe, sipas pamjeve të para nga një kamera vëzhgimi nga qendra Kendi (Kennedy) aty pranë, ai u shndërrua në masë zjarri.
Veçanërisht të rëndësishme për të kuptuar dinamikën do të jenë mesazhet e shkëmbyera me kullën e kontrollit.
“Fluturimi 5342 po mbërrinte në aeroportin Reagan në një lartësi prej rreth 120 metrash dhe një shpejtësi prej rreth 140 miljesh në orë (225 km/h) kur pësoi një humbje të shpejtë të lartësisë mbi lumin Potomak”, sipas të dhënave nga transponder radio, siç raportohet nga enti mediatik AP.
Pak minuta para uljes, kontrollorët e trafikut ajror e pyetën avionin komercial që po arrinte nëse mund të përdorte pistën (më të shkurtër) 33 dhe pilotët thanë po. Më pas, kontrollorët autorizuan uljen.
Megjithatë, faqet e gjurmimit të fluturimeve tregojnë se avioni ka ndryshuar qasjen ndaj pistës së re.
Më pak se 30 sekonda para rrëzimit, një kontrollor i trafikut ajror e pyeti helikopterin nëse kishte një aeroplan në hyrje.
Kontrolluesi i bëri një tjetër telefonatë radiofonike helikopterit pak çaste më vonë: “Pat 25 kalon pas CRJ”.
Disa sekonda më vonë, dy automjetet fluturuse u përplasën.
Përplasja të kujton rrëzimin e një fluturimi të Air Florida që u përplas në lumin Potomak më 13 janar 1982, duke vrarë 78 veta.
Për këtë përplasje u fajësua moti i keq, por qielli ishte i pastër mbrëmjen e së mërkurës.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB), një agjenci e pavarur hetimore e qeverisë amerikane përgjegjëse për hetimin e aksidenteve të transportit civil, po heton përplasjen.
Por me të do të merren edhe hetuesit ushtarakë, pasi u përfshi një helikopter i ushtrisë.
“American Airlines, nga ana e saj, ka deklaruar se është duke bashkëpunuar me autoritetet që hetojnë përplasjen”, tha CEO Robert Isom.
“Ne duam të dimë gjithçka që mundemi për atë që ndodhi”, theksoi ai.
“Vazhdojnë kërkimet për kufomat dhe të mbijetuarit e mundshëm. Ndërsa kërkimi për trupat dhe të mbijetuarit e mundshëm vazhdon gjatë natës, mbetjet njerëzore dhe mbeturinat tërhiqen zvarrë në anën Virxhinia të lumit Potomak”, raporton korrespondenti i transmetuesit SiBiEs Njuz (CBS News), duke dëshmuar tragjedinë e shkaktuar nga përplasja midis aeroplanit dhe helikopterit të ushtrisë.
Shefi i Shërbimeve të Zjarrfikësve dhe Emergjencave të Uashingtonit, John A. Donnelly Sr. tha se kushtet e kërkim-shpëtimit për rrëzimin e avionit janë të rrezikshme, duke shtuar se përpjekjet për rikuperim do të kërkojnë ndoshta disa ditë.
“Lumi është një turbullirë e madhe e zezë gjatë natës pa drita”, tha ai, duke parashikuar se hetimi për përplasjen do të marrë kohë.
“Janë rreth 300 shpëtimtarë të përfshirë në kërkim”, shpjegoi ai në një konferencë shtypi në aeroportin Reagan.
“Është një operacion shumë kompleks, me kushte ekstreme”, nënvizoi ai, duke kujtuar personelin dhe mjetet në terren, përfshirë zhytës, varka, helikopterë.
Një nga drejtuesit që koordinon shpëtimin tha se uji i lumit Potomak është i ngrirë (rreth 1 gradë), i errët dhe me turbullira, kushte që vështirësojnë punën e zhytësve.
Të pranishëm në konferencën për shtyp ishin edhe kryebashkiaku i Uashingtonit Muriel Bowser dhe sekretari i transportit Sean Duffy, të cilët folën me presidentin Tramp (Trump) dhe ekipin e tij në dhomën e situatës dhe ofruan mbështetje të plotë për autoritetet lokale.
Disa patinatorë amerikanë në avionin e rrëzuar. D y ish-kampionë rusë.
Disa anëtarë të komunitetit amerikan të patinazhit artistik ishin në bordin e aeroplanit të pasagjerëve që u rrëzua në Uashington.
“Ne jemi të shkatërruar nga kjo tragjedi e patregueshme dhe i mbajmë afër në zemrat tona familjet e viktimave”, thuhet në një deklaratë nga Uashington Post.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri (Dmitry) Peskov konfirmoi se në aeroplan ishin shtetas rusë.
Kjo është bërë e ditur nga agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Më parë agjencitë ruse kishin shkruar se në aeroplan ishin ish-patinatorët rusë Evgenia Shishkova dhe Vadim Naumov, kampionë të botës në vitin 1994 dhe znj. Inna Volyanskaya.
“Ngushëllimet tona për familjet dhe miqtë që humbën të dashurit e tyre”, tha zëdhënësi i Kremlinit Peskov.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments