TIVAT | PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: ËSHTË MIRË NËSE NEGOCIATAT MIDIS UKRAINËS DHE RUSISË VAZHDOJNË SEPSE JANË TË VETMET TË AFTA TË ARRIJNË ARMËPUSHIM DHE PLAN PAQEJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read
Tivat, Mali i Zi | “Ne gjithmonë i kemi mbështetur negociatat e drejtpërdrejta midis Ukrainës dhe Kremlinit.
Do të jem shumë i qartë.
Unë besoj se sot Ukraina dhe Rusia janë të vetmet të afta për të zhvilluar si një armëpushim ashtu edhe një plan paqeje.
Evropianët mund të kontribuojnë, duke pasur parasysh se ne jemi padyshim financuesit më të mëdhenj të përpjekjeve të luftës ukrainase.
Evropianët duhet, në një moment, të ulen në tryezën e negociatave për një plan paqeje”.
Kështu tha Presidenti Emanuel Makron kur u pyet për letrën e Presidentit Volodimir Zelenski drejtuar Presidentit Vladimir Putin, në margjinat e samitit BE-Ballkan, të cilin ai e quajti iniciativë të mirë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments