PRESIDENTI EMANUEL MAKRON DËNOI VENDIMIN E POLICISË IZRAELITE PËR TË NDALUAR PATRIARKUN LATIN TË JERUZALEMIT KARDINALIN PIERBATTISTA PICABALA (PIZZABALLA) TË HYNTE NË KISHËN E VARRIT TË SHENJTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 30
- 1 min read
Paris, Francë | Presidenti Emanuel Makron dënoi vendimin e Policisë izraelite për të ndaluar Patriarkun Latin të Jeruzalemit, Kardinalin Pierbattista Picabala (Pizzaballa), të hynte në Kishën e Varrit të Shenjtë.
“E dënoj këtë vendim të policisë izraelite, i cili, shton rritjen shqetësuese të shkeljeve të statusit të Vendeve të Shenjta në Jeruzalem”, shkroi Presidenti Makron në rrjetin social virtual Iks (X).
Në kontekstin e luftës me Iranin, Policia izraelite argumentoi se planimetria e Qytetit të Vjetër dhe e vendeve të shenjta përbënte një zonë komplekse që nuk do të lejonte akses të shpejtë në shërbimet e emergjencës në rast të një sulmi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments