top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | U ARRESTUAN ELES BRAHIMAJ; RAKIP SINANI; MIKEL RAMA; MIKLOVAN GOGAJ; SHFRYTËZIM FËMIJËSH PËR TË FITAR PARA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestian:

1- Z. Eles Brahimaj, me moshë 41 vjeç.

2- Z. Rakip Sinani, me moshë 35 vjeç.

3- Z. Mikel Rama, me moshë 35 vjeç.

4- Z. Miklovan Gogaj, me moshë 34 vjeç.

5- Disa subjekte të tjerë.


Njoftim | Tiranë.


Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe Prokuroria, operacioni i koduar “Filizat”.


Individualisht dhe në grupe, shfrytëzonin për të punuar dhe për të lypur, kryesisht gjatë natës, fëmijët e tyre 9-11 vjeç, ekzekutohen masa sigurie për 8 shtetas (për 4 prej tyre, “Arrest në burg”).


Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të cilët shfrytëzojnë fëmijët, për të punuar dhe/ose për të lypur, u finalizua operacioni i koduar “Filizat”, gjatë të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë:


-“Arrest në burg”, për shtetasit  E. B., 41 vjeç, Rakip Sinani, 35 vjeç.


M. R., 35 vjeç dhe M. G., 34 vjeç.


-“Arrest në shtëpi”, për shtetaset L. B., 35 vjeçe, A. M., 41 vjeçe, M. S., 35 vjeçe dhe A. Sh., 35 vjeçe.


Nga veprimet hetimore disamujore, ka rezultuar se këta shtetas, individualisht dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për të punuar kryesisht gjatë natës, si dhe për të lypur, fëmijët e tyre të moshave 9-11 vjeç, në zona të ndryshme në juridiksion të Komisariatit të Policisë Nr. 2.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page