top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | U ARRESTUA MARKELIANO PIRTEA; ARMË ZJARRI + MUNICION LUFTARAK + KOKAINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 21
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Markeliano Pirtea, me moshë 32 vjeç.


Njoftim | Shpërndante lëndë narkotike kokainë  dhe mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, vihet në pranga 35-vjeçari.


Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, rreth 135 gramë kokaine, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza dhe municion luftarak.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, pas një informacioni të siguruar në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kombinimi”, në kuadër të të cilit vunë në pranga shtetasin:


-M. P., 35 vjeç, banues në Tiranë.


Gjatë kontrollit të banesës së tij shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë të cilën e kishte fshehur te depozita e ujit, municion luftarak dhe lëndë narkotike kokainë.


Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza me qëllim shitjen e saj.


Gjithashtu, gjatë veprimeve procedurale, rezultoi se ky shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte goditur me qytën e pistoletës, shtetasin S. I, duke i shkaktuar dëmtime sipërfaqësore.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page